Ndërlidhjet

Arrestohet prap këngëtari, DMX


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Policia amerikane ka njoftuar se 42 vjeçari DMX, emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons, ka qenë pasagjer në një kamion që është ndaluar të martën për marrjen e një kthese ilegale.

Zyrtari i policisë, Jim Holcombe, ka thënë se “oficerët e policisë e kanë arrestuar Simmons pasi e kanë kuptuar se ai e ka një urdhër të shquar për vozitje nën ndikim”, raporton Associated Press.

Policia gjithashtu ka gjetur marihuanë, ndërsa Simmons dhe shoferi janë akuzuar për posedim të thjeshtë.

Vitin e kaluar, DMX është arrestuar pasi i ka dhënë makinës pa licencë.

Lista e hiteve të këngëtarit që kanë nisur nga fundi i viteve të 90-ta përfshijnë, “Party Up (Up in Here)” dhe Get at Me Dog”.
XS
SM
MD
LG