Ndërlidhjet

SHBA-të kërkesë formale për hetimin e "sulmit kimik" në Siri


Shefi i ekipit hetues të OKB-së për armët kimike, Ake Sellstrom ka arritur në Damask më 18 gusht, 2013
Shefi i ekipit hetues të OKB-së për armët kimike, Ake Sellstrom ka arritur në Damask më 18 gusht, 2013
SHBA-të janë shprehur të alarmuar të mërkurën për shkak të raportimeve se forcat qeveritare të Sirisë kanë përdorur armë kimike në një sulm kundër civilëve dhe i ka bërë thirrje OKB-së që ta hetojë rastin.

“SHBA-të janë thellësisht të shqetësuar nga raportimet se qindra civilë sirianë janë vrarë në një sulm të kryer nga forcat qeveritare, duke përfshirë edhe përdorimin e armëve kimike, në afërsi të Damaskut”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Josh Earnest në një deklaratë.

“Ne po kërkojmë edhe formalisht që OKB urgjentisht të hetojë këto akuza të reja. Ekipi i hetuesve të OKB-së, që momentalisht është në Siri, është i përgatitur të kryej këtë hetim dhe kjo është konsistente me qëllim dhe mandatin e ekipit”, ka thënë më tutje Earnest.
XS
SM
MD
LG