Ndërlidhjet

Hague: Egjipti kujdes me raste të ndjeshme gjyqësore


Fotografi arkivi e sekretarit të jashtëm britanik, William Hague
Fotografi arkivi e sekretarit të jashtëm britanik, William Hague
Vendimin për lirimin e kushtëzuar të ish presidentit egjiptian e ka komentuar sekretari i jashtëm britanik, William Hague, pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së për Egjiptin.

"Kjo çështje i takon sistemit gjyqësor egjiptian, por ne shpresojmë që të gjitha vendimet që ata i marrin, veçanërisht sa i përket rasteve të tilla të ndjeshme, do të jenë transparente dhe jo të një-anshme, ashtu siç duhet të jetë një vendim gjyqësor”, ka thënë Hague.

Nuk është ende e qartë kur do të lihet i lirë Mubarak, sepse prokuroria ende ka mundësi që ta apelojë vendimin e të mërkurës.

Vendimi ka të bëjë me një rast në të cilin ai ka qenë i akuzuar për pranimin e dhuratave nga kompani shtetërore.

Gjykatat tashmë e kanë urdhëruar lirimin e tij të kushtëzuar në tri raste të tjera që prej muajit prill.

Rastet kishin akuza që përfshinin dyshimet për korrupcion dhe vrasjet e protestuesve që e kërkonin dorëheqjen e tij në shkurt të vitit 2012, protesta ato që e hoqen atë nga pushteti.
XS
SM
MD
LG