Ndërlidhjet

Militantët e vrasin një zyrtar jemenas dhe djalin e tij


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Zyrtarët e sigurisë kanë thënë se tre persona që dyshohet se janë militantë të Al Kaedës kanë vrarë një zyrtarë të lartë të inteligjencës dhe djalin e tij në Jemen.

Zyrtarët kanë thënë se kolonel Ali el Hadi është vrarë me armë zjarri në veturën e tij të mërkurën në qytetin jugor të Jemenit, Aden.

Zyrtarët kanë thënë se djali i el Hadi, që është plagosur gjithashtu në të njejtën veturë, ka vdekur në spital, më vonë prej plagëve të marra.

Zyrtarët, që kanë folur në kushte anonimiteti, kanë thënë se el-Hadi ka qenë udhëheqës i informatave sekrete në Aden.
XS
SM
MD
LG