Ndërlidhjet

Ndërron jetë muzikantja dhe moderatorja, McPartland


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Marian McPartland, muzikante britanike e cila e ka udhëhequr një program të muzikës jazz në Radion Publike Kombëtare amerikane (NPR) për më shumë se katë dekada, ka vdekur në moshën 95 vjeçare, njofton NPR në faqen e saj të internetit.

McPartland, moderatorja për një kohë të gjatë e emisionit “Marian McPartland’s Piano Jazz” ka vdekur nga arsye të natyrshme në shtëpinë e saj në Long Island të martën.

Ajo i kishte thënë NPR në vitin 2005, se interesimi i saj për muzikën ka nisur kur ajo e ka dëgjuar nënën e saj duke i rënë pianos duke thënë: “Që nga ai moment, unë nuk e mbaj në mend ndonjë rast kur nuk i kam rënë pianos, natën e ditën, kudo që isha”.
XS
SM
MD
LG