Ndërlidhjet

OKB: Kërkohet qartësi për incidentin me armatimin kimik në Siri


Pamje nga një seancë e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Pamje nga një seancë e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për qartësi lidhur me dyshimet për sulm me armatim kimik në Siri.

Në një takim të jashtëzakonshëm me dyer të mbylluara, i mbajtur mbrëmë vonë, Këshilli i Sigurimit, që është i ndarë lidhur me zhvillimet në Siri, e ka mbështetur një hetim “të paanshëm dhe të shpejtë” për këtë incident, por nuk është thënë nëse ky hetim do të zhvillohet nga ekspertët e Kombeve të Bashkuara, që tashmë ndodhen në Siri.

Raportohet se Rusia dhe Kina e kanë kundërshtuar thirrjen për hetime të menjëhershme të Kombeve të Bashkuara.

Aktivistët opozitarë thonë se nga sulmi i djeshëm në një lagje të kryeqytetit Damask, janë vrarë më se 1300 njerëz.

Qeveria e Sirisë i ka hedhur poshtë akuzat se është përgjegjëse.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e vet, kanë bërë thirrje që inspektorët e Kombeve të Bashkuara, që aktualisht gjenden në Siri, me urgjencë të zhvillojnë hetime për këtë incident.

Rusia, që është aleat i Qeverisë së Sirisë, ka shprehur dyshime për këtë incident, duke sugjeruar se ai mund të ketë qenë “provokim” i kryengritësve.
XS
SM
MD
LG