Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: NSA kishte mbledhur mijëra e-maila të amerikanëve


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara i kanë publikuar dokumentet ku shihet se Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA), i kishte mbledhur mijëra e-maila dhe komunikime të tjera të amerikanëve, të cilët nuk kishin lidhje me terrorizëm.

Sipas dokumenteve sekrete të publikuara nga Gjykata e Vëzhgimit e Inteligjencës së Jashtme, më tepër se 56 mijë komunikime ndoshta janë tubuar çdo vit në periudhën 2008-2011.

Zyrtarët thanë se publikimi i dokumenteve është bërë për të treguar se si agjencia NSA ishte e gatshme t’i identifikojë dhe t’i rregullojë problemet teknike, që kanë çuar në tubimin e paqëllimshëm të e-mailave të shtetasve amerikanë, pa lejen e nevojshme.

Zyrtarët kanë thënë se pasi ishte zbuluar se komunikimet amerikane ishin marrë në mënyrë jopërkatëse, ato janë shkatërruar.

Kundërthëniet lidhur me programet e vëzhgimit sekret të Shteteve të Bashkuara janë shtuar gjatë muajve të fundit pas zbulimeve nga ish-kontraktori i Inteligjencës amerikane, Edward Snowden.
XS
SM
MD
LG