Ndërlidhjet

SHBA: Dëshmitari afgan e përshkruajti masakrën nga ushtari


Në skicën e gjykatës shihen Robert Bales (majtas) dhe gjyqtari Jeffrey Nance

Në skicën e gjykatës shihen Robert Bales (majtas) dhe gjyqtari Jeffrey Nance

Një shtetas afgan, të cilit i janë vrarë 11 anëtarë të familjes dhe të afërm të tjerë, në masakrën e kryer nga ushtari amerikan, Robert Bales, ka dëshmuar në dëgjimin për dënim në një bazë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në shtetin Uashington.

Afgani Haji Muhammad Wazir, mbrëmë vonë, e ka përshkruar shkatërrimin që e ka ndjerë pasi kishte kupturar se në mesin e 16 të vrarëve nga ushtari Bales, vitin e kaluar në provincën Kandahar, ishin edhe nëna, gruaja dhe gjashtë fëmijët e tij.

Waziri ishte në mesin e afganëve që janë sjellur në Shtetet e Bashkuara për të dëshmuar në dëgjim gjyqësor.

Ushtari Robert Bales, 39 vjeçar, e ka pranuar fajin për masakrën e kryer në muajin qershor të vitit 2012, në kuadër të marrëveshjes që të mos dënohet me vdekje.

Juria po diskuton se a duhet i akuzuari Bales të dënohet me burgim të përjetshëm me të drejtë të faljes, ose pa këtë të drejtë.
XS
SM
MD
LG