Ndërlidhjet

logo-print

KE: Kërkohen përgjigjje nga Britania lidhur me rastin Snowden


Gazetari Glenn Greenwald (majtas) dhe partneri i tij David Miranda

Gazetari Glenn Greenwald (majtas) dhe partneri i tij David Miranda

Këshilli i Evropës, që përbëhet nga 47 vende evropiane, ka kërkuar nga Britania që të shpjegoj se si zyrtarët urdhëruan shkatërrimin e pajisjeve kompjuterike dhe e arrestuan partnerin e një gazetari.

Në një letër të re, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjoern Jagland, tha se aksioni britanik ka mundur “të ketë efekt potencial brengosës në lirinë e shprehjes së gazetarëve”.

Këshilli Evropian, që nuk ka asgjë të përbashkët me Bashkimin Evropian, e udhëheq Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Kjo letër ishte dërguar pasi autoritetet britanike urdhëruar shkatërrimin e pajisjeve kompjuterike në pronësi të gazetës londineze Guardian, e cila ka publikuar zbulime për spiunimin elektronik, që i ka marrë nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden.

Të dielën, autoritetet britanike në aeroportin londinez Hithrow e arrestuan personin David Miranda, partner i gazetarit Glen Greenwald, i cili i pari kishte raportuar për zbulimet e Snowdenit, dhe ia kishin konfiskuar pajisjet që i kishte me vete.
XS
SM
MD
LG