Ndërlidhjet

Komshiq: Nuk do të ketë shkëputje të RS-së


Zhelko Komshiq
Zhelko Komshiq
Kryesuesi i Kryesisë së Bosnjë Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ka deklaruar se nuk do të ketë shkëputje të Republikës Serbe nga Bosnjë Hercegovina, por as shformim të saj.

“Siç është e qartë për mua, nuk ka shformim të dhunshëm ose të qetë të Republikës Serbe, kundër vullnetit të njerëzve që jetojnë në të”, tha Komshiq në një kumtesë për media, dhe ka shtuar se “nuk ka e as që do të ketë shkëputje të dhunshme e as të qetë të Republikës Serbe” nga Bosnjë Hercegovina.

Mëtutje, ai ka theksuar se e thotë zëshëm atë “që të gjithë e dinë e së cilës i frikësohen të gjithë”.

Sipas tij, “është më mirë t’i harrojmë tregimet për shkëputje, shformim, dhe ndarje të metejshme, pastaj mashtrimeve politike dhe etnike, dhe t’i kushtohemi punës së vërtetë, e cila është, para se gjithash, lufta kundër varfërisë, mjerimit dhe padrejtësisë së çfarëdo lloji, që e ndjejnë të gjithë qytetarët tanë”.
XS
SM
MD
LG