Ndërlidhjet

Siri: Ushtria e bombardoi vendin e dyshuar të sulmit kimik


Pamje nga shkatërrimet nga lufta në qytetin Homs në Siri
Pamje nga shkatërrimet nga lufta në qytetin Homs në Siri
Forcat e ushtrisë së Sirisë kanë vazhduar ta bombardojnë një lagje të kryeqytetit Damask, për të cilën grupet opozitare thanë se dje ishte goditur nga sulmi vdekjeprurës me armatim kimik.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër tha se numri i të vdekurve nga sulmi i djeshëm mund të jetë prej 136 e deri në 1300 njerëz.

Qeveria e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, ka përgënjeshtruar se ka ndërmarrë sulm me armatim kimik.

Për këtë sulm të dyshuar është diskutuar mbrëmë vonë edhe në seancën e mbyllur të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG