Ndërlidhjet

Pakistan: Nga shpërthimi i bombës u vra një komandant taliban


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Pakistan
Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Pakistan
Një komandant i lartë taliban dhe tri truproja janë vrarë nga shpërthimi i një bombe në rajonin e largët veriperëndimor në Pakistan.

Një gazetar i tha Radios Evropa e Lirë, programi për Pakistanin, se bomba e ka goditur automobilin me komandantin taliban, Ghulam Jan, mbrëmë vonë.

Sipas gazetarit Hafizullah Wazir, incidenti ka ndodhur në fshatin Mana, afër linjës kufitare perëndimore ndërmjet Pakistanit e Afganistanit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim.
XS
SM
MD
LG