Ndërlidhjet

Kinë: Ish-zyrtari i lartë në gjykatë për ryshfet


Bo Xilai

Bo Xilai

Ish-zyrtari i lartë në Kinë, Bo Xilai, është paraqitur sot në gjykatë, në procesin i cili përshkruhet si i profilit më të lartë në këtë shtet me regjim komunist.

Bo Xilai ballafaqohet me akuza për ryshfet, përvetësim dhe keqpërdorim të pozitës.

Procesit është hapur në qytetin lindor Jinan.

Bo Xilai, ish-lider autoritativ rajonal, ishte parë si kandidat serioz për tu bërë anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, që është organi më i lartë partiak në Kinë.

Por, karriera e tij u shkatërrua lidhur me vrasjen e bisznesmenit britanik, Neil Heywood, në nëntor të vitit 2011.

Një bashkëpunëtor i afërt në polici i zotit Bo kishte shkuar në Konsullatën e Shteteve të Bashkuara për të dhënë informacione për këtë rast.

Më vonë, bashkëshortja e Xilait ishte fajësuar për vrasjen e britanikut Heywood.
XS
SM
MD
LG