Ndërlidhjet

logo-print

Greqia do ketë nevojë për ndihmë edhe pas vitit 2014


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një zyrtar i lartë i eurozonës e ka pranuar se Greqia do të ketë nevojë për më shumë përkrahje financiare në vitin 2014, raporton një gazetë holandeze.

Joreon Dijsselbloem, holandezi që udhëheqë takimet e ministrave të financave të shteteve që e kanë euron si monedhë të tyre, është pyetur për deklarime të njejta të ministrit gjerman të financave, Wolfgang Schaeuble, këtë javë.

Dijsselbloem është cituar nga gazeta duke thënë: “problemet në Greqi nuk do të zgjidhen në vitin 2014, pra diçka më shumë duhet të ndodhë”.

Mbetja e financave greke në gjendje të keqe është një sekret publik.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se deri në vitin 2015 duhen edhe 9 miliard euro për Greqinë.

Por, shumë politikanë evropianë ju kanë shmangur diskutimit të masave të reja buxhetore që nuk janë fare të pëlqyera nga publiku.

Gjermania për shembull ka zgjedhje në muajin e ardhshëm.

Dijsselbloem ka thënë se forma dhe masa e asistencës do të varet nga vazhdimi i reformave ekonomike që do bëhen nga Greqia.
XS
SM
MD
LG