Ndërlidhjet

Mugabe, president edhe për pesë vjet të tjerë


Robert Mugabe, duke e mbajtur Biblen, betohet si president i Zimbabvesë
Robert Mugabe, duke e mbajtur Biblen, betohet si president i Zimbabvesë
Presidenti autoritar, Robert Mugabe është betuar në pozitën e presidentit të Zimbabvesë edhe për pesë vitet e ardhshme.

Autoritetet lokale zgjedhore e kanë deklaruar 89 vjeçarin, i cili e ka udhëhequr shtetin jugor-afrikan për 33 vjet, fitues të zgedhjeve që janë mbajtur më 31 korrik.

Lideri opozitar, Morgan Tsvangirai, ka thënë se zgjedhjet janë karakterizuar nga manipulimet që prej fillimit deri në fund dhe e ka bojkotuar inagurimin e Mugabes.

SHBA-të dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësimin për zgjedhjet e mbajtura në shtetin që është i pasur me minerale, por rezultati është pranuar në masë të madhe nga organizatata rajonale afrikane.

Mugabe që është shihet si përgjegjës për situatën jo të mirë të të drejtave të njeriut në këtë shtet dhe rënien ekonomike, e ka mbajtur pushtetin prej pavarësimit që ndërkombëtarisht është njohur në vitin 1980.
XS
SM
MD
LG