Ndërlidhjet

Westerwelle dhe Davutogllu flasin për Sirinë


Fotografi arkivi e ministrit të jashtëm gjerman, Guido Westerwelle
Fotografi arkivi e ministrit të jashtëm gjerman, Guido Westerwelle
Kryediplomatët e Gjermanisë dhe Turqisë janë takuar sot ku kanë biseduar edhe për raportimet për sulm me armë kimike në Siri.

"Ne jemi shumë të shqetësuar me raportimet se gazi helmues është përdorur në afërsi të Damaskut. Këto raportime janë shumë serioze dhe nëse konfirmohen atëherë ato do të jenë mizore”, ka thënë ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle.

"Ne bëjmë thirrje që kjo të qartësohet sa më shpejtë që është e mundshme dhe që ekspertët e armëve kimike që tani gjenden në Siri t’iu lejohet çasja e menjëhershme që të verifikojnë këto akuza”, ka thënë më tej, Westerwelle.

"Të gjitha vijat e kuqe janë tejkaluar, por Këshilli i Sigurimit të OKB-së ende nuk ka qenë në gjendje që të marrë një vendim, Kjo është përgjegjësi e shteteve që vendosin vija të kuqe dhe e të gjithë neve”, ka thënë ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.
XS
SM
MD
LG