Ndërlidhjet

Pushohet nga puna trajneri i Dinamos së Zagrebit


Fotografi arkivi e tifozëve të Dinamos së Zagrebit
Fotografi arkivi e tifozëve të Dinamos së Zagrebit
Ekipi futbollistik, Dinamo i Zagrebit e ka pushuar nga puna trajnerin, Krunoslav Jurçiq pas humbjes 2 me 0 nga Austria Vienna në takimin e parë në kuadër të ndeshjeve të play offit të Ligës së Kampionëve, raporton Associated Press.

Presidenti i Dinamos, Zdravko Mamiq ka thënë se arsye e përjashtimit të Jurçiq është “perfomanca e mjerë” nga ekipi në ndeshjen e të mërkurës.

Austria ka shënuar dy gola në pjesën e dytë pasi Dinamoja e dominoi pjesën e parë.

Kjo është hera e tretë që Jurçiqit nuk i ecën mirë me kampionin kroat. Më parë, ai ishte përjashtuar nga puna ndërsa herën e dytë kishte dhënë dorëheqje.

Mamiq ka thënë të enjtën se trajneri asistues, Damir Krznar do e udhëheqë ekipin në ndeshjen kthyese me ekipin austriak, të enjtën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG