Ndërlidhjet

Astronautët rusë prap ecin në hapësirë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Dy astronautë rusë janë duke ecur në hapësirë për të dytën herë në më pak se një javë.

Fyodor Yurchikhin dhe Aleksandr Misurkin kanë dal jashtë Stacionit Ndërkombëtar i Hapësirës mëngjesin e së enjtës.

Kësaj radhe, kosmonautët do e zëvendësojnë një eksperiment laserik në anën ruse të postit orbital.

Ata gjithashtu do të kontrollojnë gjashtë antena që janë të lidhura me kabinat kryesore ruse.

Të hënën, një mbulesë e antenave është hequr nga vendi ku duhet të ishte dhe ka qarkulluar tutje në hapësirë.

Zyrtarët rus të kësaj fushe duan të dijnë se mbulesa e cilës antenë është hequr.

NASA në anën tjetër i ka suspenduar ecjet në hapësirë derisa është duke e hetuar një incident të muajit të kaluar kur një astronauti italian ju mbush helmeta me ujë gjatë ecjes në hapësirë.

Ai mezi arriti që të kthehej brenda Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.
XS
SM
MD
LG