Ndërlidhjet

Dënohen dy veta për kontrabandë me imigrantë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Misioni i BE-së për sundim të ligjit, EULEX ka njoftuar mediat se dy nga tre të pandehurit të një rasti për kontrabandim me imigrantë në Prizren janë dënuar me dhjetë burg.

EULEX ka bërë të ditur se trupi gjykues i përzier me gjyqtarë vendës dhe ndërkombëtarë e ka shpallur fajtor “shtetasin turk, Okay Altuntas për njërën pikë të aktakuzës për kontrabandë me imigrantë dhe e dënoi atë me shtatë vjet burgim”.

Bujar Fazliu në anën tjetër, për të njejtën aktakuzë është dënuar me tre vjet burg.

Të dy të lartpërmendurit janë liruar nga akuza për krim të organizuar dhe pastrim të parave.

“I pandehuri i tretë në këtë rast, Florent Ademaj, u lirua nga të gjitha akuzat”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Misioni i BE-së për sundim të ligjit gjithashtu ju ka dërguar mediave një deklaratë të prokurorit të rastit, Alister Cumming i cili ka thënë: “Megjithëse ne jemi të zhgënjyer me disa aspekte të caktuara të vendimit të trupit gjykues, ne e mirëpresim dënimin e dy nga të pandehurit lidhur me akuzat për kontrabandë me emigrantë. Mirëpo, ky rast ende nuk ka përfunduar. Njëri i pandehur pritet të gjykohet në tetor, kurse një numër tjetër i të pandehurve aktualisht ndodhen në paraburgim. Ne do ta analizojmë me kujdes vendimin e trupit gjykues dhe do të vendosim nëse do të parashtrojmë ankesë. Policia e Kosovës dhe Policia e EULEX-it kanë punuar bashkë dhe shumë në këtë rast në bashkëpunim me organizata tjera policore nëpër Evropë”.
XS
SM
MD
LG