Ndërlidhjet

Pakistan: Mundësi për negociata për paqe me militantët islamik


Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif
Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif
Qeveria pakistaneze ka thënë se militantët islamik duhet të çarmatosen para se të mund të nis dialogu me Islamabadin.

Një takim i nivelit të lartë mes liderëve civilë dhe atyre ushtarak të enjtën ka lëshuar një deklaratë pasi kryeministri, Nawaz Sharif e ka deklaruar terrorizmin si një “kërcënim ekzistencial” për Pakistanin.

Takimi gjithashtu ka vendosur që të krijojë një “Këshill të Sigurisë Kombëtare” i cili do të merret me sfidat e sigurisë me të cilat Pakistani po të përballet.

Gjatë ditës, një komandant i talibanëve të Pakistanit e ka mirëpritur ofertën e Sharifit që është bërë të hënën për mbajtjen e bisedimeve për paqe.

Përmes një deklarate, Asmatullah Muawiya, e ka lavdëruar kryeministrin për “demonstrimin e pjekurisë politike” duke përsëritur ofertën për negociata për paqe.

Ende nuk është e qartë nëse edhe ndonjë lider tjetër i talibanëve të Pakistanit e kanë të njejtin qëndrim me Muawiya, i ciliu udhëheqë militantët islamik në krahinën e Punxhabit.
XS
SM
MD
LG