Ndërlidhjet

logo-print

Dy raketa nga Libani e godasin Izraelin


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Policia e Izraelit ka njoftuar se dy raketa që janë hedhur nga Libani e anë goditur pjesën veriore të Izraelit.

Një zëdhënëse e policisë ka njoftuar se njoftimet fillestare thonë që të dy raketat e kanë goditur të enjtën një zonë të hapur duke mos shkaktuar asnjë dëm apo viktima.

Ushtria izraelite ka thënë se sistemi anti-raketor “Iron Dome” i këtij vendi i kishte vëzhguar raketar që janë hedhur nga Libani.

Dëshmitarët sot kanë raportuar se kanë dëgjuar shpërthime në afërsi të qytetit bregdetar të Naharia.

Deri më tash askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Libani jugor është një zonë që kontrollohet nga militantët shiit të Hizballahit që qenë përfshirë në luftë një mujore me Izraelin në vitin 2006.

Nga e njejta zonë të Libanit, edhe militantët palestinez kanë hedhur raketa në drejt të Izraelit.
XS
SM
MD
LG