Ndërlidhjet

Rusia nuk do diskriminojë atletët gjatë LO në Soçi


Fotografi arkivi e zëvendës kryeministrit rus, Dmitry Kozak

Fotografi arkivi e zëvendës kryeministrit rus, Dmitry Kozak

Rusia e ka siguruar Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) se nuk do të diskriminojë homoseksualët gjatë lojrave dimërore olimpike në Soçi, pavarësisht një ligji që e ndalon “propagandën” homoseksuale, ligj ky që ka nxitur kritika të ashpra.

IOC ka thënë përmes një deklarate të enjtën se e ka marrë një letër prej zëvendës kryeministrit rus, Dmitry Kozak përmes së cilës ka dhënë garanci “të fuqishme” se “të gjithë do të jenë të mirëseardhur në Lojrat që do mbahen në Soçi pavarësisht orientimit të tyre seksual”.

Letra e Kozakut është dërguar pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i ka kërkuar sqarime Rusisë për ligjin në fjalë dhe si do ndikojë ai ligj në Lojrat dimërore Olimpike që do mbahen në këtë shtet prej 7 – 23 shkurt të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG