Ndërlidhjet

Ban Ki Mun kërkon hetim të sulmit të fundit në Siri


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki moon
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki moon
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Mun i ka bërë sërish thirrje qeverisë siriane që të lejojë inspektorët e OKB-së që tanimë gjenden në Damask, që të hetojnë “pa ndonjë vonesë” akuzat e fundit se armët kimike janë përdorur nga forcat qeveritare kundër një zone që kontrollohet nga rebelët.

Një nga zëdhënësit e OKB-së, ka thënë të enjtën se Ban i ka kërkuar qeverisë siriane që të lejojë ekspertët e OKB-së të shkojnë te vendi ku është kryer sulmi.

Ai gjithashtu e udhëzoi Përfaqësuesen e Lartë të OKB-së për Çështje të Çarmatimit, Angela Kane, që të udhëtojë drejt Damaskut.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, të mërkurën e ka mbështetur nisjen e hetimit të menjëhershëm të sulmit që thuhet se është bërë një ditë më parë, por deklarimi i Këshillit nuk ka thënë nëse sulmi duhet të hetohet nga ekipi i ekspertëve që tashmë është në Siri.

Kundërshtarët e presidentit Bashar al Assad kanë thënë se numri i viktimave shkon nga disa qindra në mbi 1 mijë.

Qeveria siriane e ka hedhur poshtë akuzën se ka përdorur armë kimike.
XS
SM
MD
LG