Ndërlidhjet

Sulmi me armë kimike nuk është konfirmuar ende


Një pjesëtar i forcave opozitare siriane e mban armën e tij deri rri i ulur në mes të rrugës në Deir al-Zor, 02 Prill 2013
Një pjesëtar i forcave opozitare siriane e mban armën e tij deri rri i ulur në mes të rrugës në Deir al-Zor, 02 Prill 2013
SHBA-të thonë se deri më tash nuk kanë arritur të konfirmojnë nëse armët kimike janë përdorur në një sulm që dyshohet se është bërë me gaz helmues në Siri.

Zëdhënësja e Departmentit të Shtetit, Jen Psaki, ka thënë se zyrtarët e SHBA-ve janë duke bërë çdo gjë që është e mundshme për të mësuar faktet rreth një sulmi të mundshëm që thuhet se është kryer të mërkurën në afërsi të Damaskut.

Ajo ka thënë se presidenti Barack Obama ka urdhëruar agjencitë e inteligjencës amerikane që të punojnë drejt verifikimit të dyshimeve që janë bërë nga forcat opozitare të cilët thonë se forcat qeveritar siriane e kanë kryer sulmin me armë kimike.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Muni ka bërë thirrje qeverisë siriane që të lejojë ekspertët e kësaj organizate që tashmë gjenden në territorin sirian pët të vizituar vendin e ngjarjes.

Burime opozitare thonë se sulmi ka shkaktuar nga 500 deri në 1300 të vdekur.

Këto shifra nuk janë verifikuar nga burime të pavarura.
XS
SM
MD
LG