Ndërlidhjet

logo-print

Vëllazëria Myslimane bën thirrje për protesta të reja


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Përkrahësit e liderit islamik që u hoq nga pushteti, Muhammad Morsi kanë bërë thirrje për protesta të reja masive kundër regjimit ushtarak që e ka marrë përsipër kontrollin e shtetit.

Protesta e planifikuar për të premtën nga vëzhguesit e ngjarjeve në Egjipt shihet si test për lëvizjën e Vëllazërisë Myslimane, pas disa javëve të dhunshme në të cilën qindra persona u vranë dhe disa liderë të saj u burgosën.

Muhammad Morsi është hequr nga pushteti prej ushtrisë më 3 korrik, ndërsa vazhdon të mbahet në paraburgim në një lokacion që nuk është bërë publik.

Protesta e planifikuar për sot do të realizohet vetëm një ditë pasi parardhësi i Morsit, Hosni Mubarak të enjtën është transferuar nga një burg në Kajro në një spital ushtarak ndërsa i është caktuar masa e burgut shtëpiak.

85 vjeçari Mubarak, i cili është larguar nga pushteti në shkurt të vitit 2011, vazhdon të përballet me akuzën për korrupcion dhe vrasje.
XS
SM
MD
LG