Ndërlidhjet

Izraeli e sulmon Libanin si përgjigje ndaj sulmit me raketa


Dëmet e shkaktuara nga sulmi me raketa që janë hedhur nga Libani në Gesher Haziv në veri të Izraelit 22 gusht 2013.

Dëmet e shkaktuara nga sulmi me raketa që janë hedhur nga Libani në Gesher Haziv në veri të Izraelit 22 gusht 2013.

Ushtria izraelite ka thënë se aeroplanët e saj e kanë bombarduar një zonë në Liban si shpagim për raketat që e kanë goditur Izraelin një ditë më parë nga një grup militantësh sunit të Libanit.

Një deklaratë e bërë publike të premtën thotë që forcat ajrore të Izraelit “kanë pasur cak një zonë terroriste në mes të Beirutit dhe Sidonit si përgjigje ndaj sulmit me katër raketa që e kanë goditur Izraelin”.

Deklarata ka bërë të ditur se pilotët izraelit “kanë raportuar sulme direkte në cak”.

Aty shtohet se “Izraeli nuk do të tolerojë agresion terrorist që për origjinë e ka territorin libanez”.

Nuk janë dhënë detaje për viktima apo dëme që mund të kenë shkaktuar sulmet izraelite.

Sulmi me katër raketa ndaj Izraelit të enjtën ka shkaktuar dëme material, por jo viktima.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Brigada e Abdullah Azzam, një grup që ka lidhje me Al Kaedën.
XS
SM
MD
LG