Ndërlidhjet

Gjysma e 2 milionë refugjatëve sirianë janë fëmijë


Kamp refugjatësh sirianë në Domeez, Duhok, 04 korrik 2013
Kamp refugjatësh sirianë në Domeez, Duhok, 04 korrik 2013
Numri i fëmijve sirian që janë larguar nga vendi i tyre i dërmuar nga lufta, të premtën pritet të arrijë në një million, që i bie gjysma e numrit total të refugjatëve të këtij vendi.

Të dhënat janë publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, raporton Reuters.

Dy milion sirianë të tjerë të mitur janë larguar nga vendbanimet e tyre brenda shtetit.

Ata shpesh janë cak i sulmeve apo rekrutohen si luftetarë, diçka që është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, ka thënë agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR dhe Fondi për Fëmijë i OKB-së (UNICEF).

Rreth dy milionë sirianë janë larguar për në Turqi, Liban, Irak, Jordani dhe Afrikën Veriore, njofton UNHCR.

Kjo përfshinë edhe 40 mijë kurdë që kanë ikur për në pjesën irakiane të Kurdistanit javën e kaluar.

Drejtori ekzekutiv i UNCEF-it, Anthony Lake ka thënë se rinia siriane është duke e mbajtur peshën kryesore të luftës, e cila deri më tash ka marrë jetën e 7 mijë fëmijve në mesin e 100 mijë viktimave që besohet se janë vrarë gjatë luftës në këtë vend.

“Ne të gjithë duhet ta ndajmë turpin, sepse deri ne punojmë që të lehtësojmë vuajtjet e atyre që janë prekur nga kriza, komuniteti global ka dështuar në përgjegjësinë e tij ndaj këtyre fëmijve", ka thënë ai.
XS
SM
MD
LG