Ndërlidhjet

Vërshimet në Filipine, 2 miliardë dollarë dëme dhe 600 mijë të evakuar


Banorët e qytezës Kawit, në jug të Manilës ecin në një rrugë të përmbytur nga të reshurat që e kanë goditur Filipinet, 19 gusht 2013
Banorët e qytezës Kawit, në jug të Manilës ecin në një rrugë të përmbytur nga të reshurat që e kanë goditur Filipinet, 19 gusht 2013
Rreth 600 mijë persona në Filipine kanë mbetur në strehimore të përkohshme apo në shtëpitë e të afërmëve si rezultat i vërshimeve që janë shkaktuar nga të reshurat e shumta që morën jetën e 20 personave, raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP.

“Fjala është për fermerë dhe peshkatarë që ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të vazhdojnë punën. Ne ende jemi duke ju ofruar ndihmë atyre”, i ka thënë AFP-së zyrtarja për mbrojtje civile, Josefina Timoteo

Sipas saj zonat e prekura nga vërshimet janë “rajonet të ulëta dhe kjo ndodhë çdo vit.
Është mënyrë e të jetuarit për shumicën e tyre ndërsa qeveria vendore është e organizuar mirë që të ofrojë ndihmë”.

Vetëm për pak ditë, nga e diela deri të mërkurën, sezona e të reshurave (monsoon) derdhi sasinë e një muaji të të reshurave në kryeqytetin Manila dhe krahinat përreth, duke e përmbytur gati gjysmën e kryeqytetit, ka njoftuar shërbimi meteorologjik.

Qeveria e këtij vendi ka njoftuar se 200 mijë njerëz janë ende nëpër strehimoret qeveritare, derisa 400 mijë të tjerë janë vendosur nëpër shtëpitë e miqve apo të afërmëve.

Në njërën prej zonave që përfshinë mbi 480 fshatra të goditura nga vërshimet, uji vazhdon të jetë në thellësi deri në një metër.

Këto përmbytje kanë shkaktuar dëme prej 2.2 miliard dollarë në infrastrukturë dhe të mbjella, ka njoftuar qeveria e Filipineve.
XS
SM
MD
LG