Ndërlidhjet

Koreanët nisin bisedimet për ribashkimin e familjeve


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Diplomatët nga Koreja Veriore dhe ajo Jugore janë duke mbajtur bisedime për aranzhimin e ribashkimit të familjeve që janë ndarë për dekada që prej përfundimit të luftës koreane në fillim të viteve të 50-ta.

Bisedimet janë mbajtur të premtën në fshatin kufitar Panmunjom.

Koreja Veriore së fundi ka thënë se shpreson që ribashkimi i familjeve mund të vazhdojë gjatë “Chuseok”, një festival kombëtar i të korrurave në Kore që fillon në muajin shtator.

Raundi i fundit i ribashkimit të famileve është realizuar në vitin 2010, para se tensionet ushtarake u rritën në mes të dy shteteve fqinje.

Miliona koreanë kanë mbetur të ndarë nga lufta që ka zgjatur nga viti 1950 deri më 1953, luftë kjo që përfundimisht e ndau Korenë në shtetin komunist verior dhe atë kapitalist jugor.
XS
SM
MD
LG