Ndërlidhjet

4 pjesëtarë të Hezbollahut në listë të zezë amerikane


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj katër personave që përshkruhen si liderë të grupit militant shiit libanez, Hezbollah.

Vendimi, i bërë publik nga Departmenti amerikan i Thesarit, ju ndalon amerikanëve që të bashkëpunojnë me këta persona dhe ju bllokon paratë që ata mund të kenë në SHBA.

Departamenti i Thesarit i ka akuzuar të katër personat se kanë bërë përpjekje për të përhapur sulmet terroriste në Lindje të Mesme, duke e përfshirë Sirinë, Egjiptin dhe Jemenin.

Deklarata akuzon njërin prej tyre, Khalil Hard, për planifikim të sulmeve në Izrael dhe vendet fqinje.

Aty thuhet se personi tjetër, Muhammad Kawtharani, ka krijuar grupe të armatosura në Irak dhe ka ndihmuar në transportimin e luftëtarëve në Siri për t’iu bashkuar forcave qeveritare në luftë kundër rebelëve.

Dy personat e tjerë akuzohen se kanë pasur cak të sulmeve të tyre, turistët në Egjipt.

Washingtoni zyrtarisht e konsideron Hezbollahun e përkrahur nga Irani si organizatë terroriste.
XS
SM
MD
LG