Ndërlidhjet

Bales kërkon falje për masakren e vitit 2012


Fotografi arkivi e Robert Bales, (Ilustrim)

Fotografi arkivi e Robert Bales, (Ilustrim)

Ushtari amerikan i cili i ka masakruar 16 civilë afganë ka kërkuar falje.

Robert Bales, duke folur gjatë seancës së radhës gjyqësore kundër tij, në një bazë ushtarake amerikane në shtetin e Washingtonit ka thënë se vrasja ka qenë një “vepër prej frikacaki”.

Bales, 39 vjeçar, ka thënë se atij “me të vërtetë i vie keq për njerëzit, familjet e të cilëve janë vrarë”, në muajin mars, në masakrën e vitit 2012 në krahinën e Kandaharit.

Bales më parë nuk kishte pranuar të kërkojë falje publikisht për vrasjet që i ka bërë.

Ai e kishte pranuar fajësinë në muajin qershor si pjesë e një marrëveshjeje për të evituar dënimin me vdekje, por ai pritet të dënohet me burgim të përjetshëm.

Një juri ushtarake pritet të vendos nëse ai do ta ketë të drejtën e lirimit me kusht.

Seanca e fundit gjyqësore kundër Robert Bales pritet të mbahet të premtën.
XS
SM
MD
LG