Ndërlidhjet

logo-print

Japonezja lidh veten me litar, nuk do të shkojë në punë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një japoneze e ka lidhur vetën në shtëpinë e saj pasi që nuk ka dashur të shkojë në punë, raportojnë mediat e këtij vendi.

Gruaja në të 20-at është gjetur me duart dhe këmbët e lidhura me litar dhe rripa në apartamentin e saj në kryeqytet të hënën.

Pronari i banesës e ka gjetur atë pa vetëdije, por jo të lënduar, shkruan një gazetë në Tokio, duke shtuar se pronari e ka thirrur policinë dhe ambulancën, i frikësuar se gruaja ka qenë viktimë e hajdutëve.

Por detektivët filluan të dyshojnë pasi tregimi i dhënë nga ajo nuk është mbështetur me dëshmi për hyrje të dhunshme në apartamentin e saj.

Gjatë marrjes në pyetje, ajo e ka pranuar se asnjë person tjetër nuk ka pasur të bëjë me lidhjen e saj me litar.

“Nuk kam dashur të shkojë në punë, për këtë arsye e bëra këtë që ta kem si arsyetim për mungesë në punë”, ju ka thënë ajo oficerëve.

Policia, e cila nuk ka pranuar ta konfirmojë rastin kur janë kontaktuar nga agjencia e lajmeve, AFP, i ka dhënë vërejtje gruas, por ka vendosur që të mos e padisë atë.
XS
SM
MD
LG