Ndërlidhjet

Niveli i lumit Amur e then rekordin e vitit 1898


Fotografi nga ajri e zonës së përmbytur në afërsi të lumit Amur, Rusi lindore
Fotografi nga ajri e zonës së përmbytur në afërsi të lumit Amur, Rusi lindore
Niveli i lumit Amur në rajonin e përmbytur rus të Khabarovskit po vazhdon të rritet ndërsa meteorologët kanë parashikuar edhe dy ditë të tjera me shi.

Të premtën, niveli i lumit kishte arritur në 718 centimetra, rreth 75 centimetra më shumë se sa rekordi i mëparshëm që është arritur në vitin 1898.

Vladimir Stepanov nga ministria e situatave emergjente ka thënë se 23 mijë njerëz janë evakuar nga rajoni i përmbytur në pjesën e largët lindore të këtij shteti.

Zyra për informim e qeverisë lokale ka njoftuar se disa pjesë të rrugës në mes të Khabarovskit dhe Komsomolsk on Amur janë vërshuar nga uji dhe nuk janë më të kalueshme.
XS
SM
MD
LG