Ndërlidhjet

Schaeuble: Ndihma e radhës për Greqinë do jetë më e vogël


Ministri gjerman i financave, Wofgang Schaeuble
Ministri gjerman i financave, Wofgang Schaeuble
Pakoja e tretë e ndihmave për Greqinë do të jetë shumë më e vogël se sa dy pakot e para, ka thënë ministri gjerman i financave, Wolfgang Schaeuble, në një intervistë për një gazetë të premtën.

Më herët gjatë javës, Schaeuble ka nxitur reagime kur ka deklaruar se Athina do të ketë nevojë për ndihmë financiare edhe pas vitit 2014.

Këto komente vlerësohen si ndryshim në pozicionin gjerman, ndryshim ky që po bëhet vetëm një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani.

Kjo temë mund të jetë vendimtare për zgjedhjet pasi taksapaguesit gjermanë ndjehen se ata e kanë pasur barrën më të madhe të pakove ndihmëse evropiane.

Kacelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë përpjekje që të qetësojë opinionin duke thënë se çfarëdo vendimi për pako të re ndihmuese për Greqinë e zhytur në borgje do të merret vitin e ardhshëm.

Mirëpo Schaeuble ka thënë se ai më mirë ta thotë të vërtetën tani e të mos akuzohet pas zgjedhjeve pse nuk e ka thënë të vërtetën për vazhdimin e ndihmave për Greqinë.
XS
SM
MD
LG