Ndërlidhjet

LDK: Të hyrat e mbledhura nga Dogana e dokumentojnë krizën


Fotografi arkivi e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa së bashku me kryeministrin, Hashim Thaçi dhe zëvendës kryeministrin, Behgjet Pacolli.
Fotografi arkivi e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa së bashku me kryeministrin, Hashim Thaçi dhe zëvendës kryeministrin, Behgjet Pacolli.
Partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate ka thënë se të dhënat e fundit nga të hyrat e mbledhura nga Doganat e Kosovës “e dokumentojnë qartë se kriza po thellohet”.

“Deri në qershor, Doganat kanë mbledhur 15 milion euro më pak të hyra krahasuar me planin. Me këtë ritëm, viti do të përmbyllet me 36 milion euro më pak vetëm nga doganat . Këto të dhëna dokumentojnë qartë se kriza po thellohet”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

LDK gjithashtu është shprehur e shqetësuar se qeveria në asnjë mbledhje të saj nuk po e adresojnë këtë çështje.

“Dikasteret qeveritare janë paralizuar dhe në plot raste zyrtarët nuk deklarohen fare me arsyetimin se ministrat janë në pushime”, thuhet më tej në komunikatën e LDK-së.

Duke e quajtur qeverinë Thaçi si “qeveri e mashtrimeve”, LDK ka thënë se edhe partnerët e koalicionit aktual nuk “janë më pak fajtorë se z.Thaçi”.

“ Zëvendëskryeministri Pacolli duhet të pranoi se nuk do të realizohen planet e tij për mijëra vende të reja pune. Ai mund të vazhdoi të akuzoi shefin e tij në qeveri se nuk i ka krijuar hapësirë të nevojshme. Por, z.Pacolli duhet t’ju kërkoi falje qytetarëve të cilët para tri viteve u mashtrua nga ‘planet e tij madhështore’”, thuhet në komunikatën e dërguar mediave nga LDK.
XS
SM
MD
LG