Ndërlidhjet

Adnan Rrustemi, anëtari i ri i KQZ-së


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë takimit me anëtarin e ri të KQZ-së, Adnan Rrustemi
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë takimit me anëtarin e ri të KQZ-së, Adnan Rrustemi
Adnan Rrustemi është emëruar anëtar i ri në Komisionin Qendror Zgjedhor të Kosovës.

Emërimi i tij është bërë nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pas propozimit të bërë nga Lëvizja Vetëvendosje përfaqësues i së cilës është Rrustemi.

Zyra e presidentës ka njoftuar se vendimi u bë “duke u bazuar në nenin 139, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61, në nenin 62 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje”.

Njoftimi thotë gjithashtu se Adnan Rrustemi e ka bërë sot betimin para presidentes.

“Vendimi për anëtarin e ri të KQZ-së u mor pas dorëzimit të dorëheqjes së z. Alban Krasniqit te Presidentja Jahjaga”, thuhet në fund të komunikatës së presidencës kosovare.
XS
SM
MD
LG