Ndërlidhjet

Anelka po mendon për heqje dorë nga futbolli


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Menaxheri i West Bromwich, Steve Clarke ka thënë se Nicolas Anelka i ka thënë atij se është duke menduar për heqje dorë nga futbolli, pas vdekjes së agjentit të tij.

Anelka ka shkruar një status në profilin e tij në Facebook duke thënë se ai po ndjen “pikëllim të madh” pas vdekjes së Eric Manasse, ndërsa i është lejuar largimi i përkohshëm nga West Brom si shenjë dhembshurie.

I pyetur nëse Anelka ka folur me të për heqje dorë nga futbolli, Clarke ka thënë, “nuk e mohojë që ai e ka përdorur atë fjalë gjatë bisedës që e kemi pasur me të”.

Clarke ka biseduar shkurtimisht me 34 vjeçarin Anelka të enjtën para se sulmuesi i njohur është larguar nga fusha e trajnimit.
XS
SM
MD
LG