Ndërlidhjet

logo-print

Bo Xilai: Bashkëshortja ime është e çmendur


Bo Xilai gjatë një prej seancave gjyqësore kundër tij

Bo Xilai gjatë një prej seancave gjyqësore kundër tij

Një ish funksionar i lartë i Partisë Komuniste të Kinës i cili është duke u përballur në gjykatë me akuzat për korrupcion e ka quajtur bashkëshorten e tij “të çmendur” pasi ajo ka dëshmuar kundër tij.

Bo Xilai, e ka sulmuar gruan e tij, Gu Kailai, pasi prokurorët e kanë transmetuar në sallën e gjyqit një video ku ajo e ka dhënë dëshminë.

Në video, ajo thotë se Bo e ka ditur për paratë dhe një villë në bregdetin francez që prokurorët thonë se çifti i ka pranuar si dhuratë nga një biznismen.

Gu i ka thënë gjykatës për një seri të ryshfeteve që ajo i ka diskutuar me bashkëshortin e saj.

Vitin e kaluar, Gu është dënuar për vrasjen e biznismenit britanik, Neil Heywood.

Bo po përballet me akuzat për ryshfet, vjedhje dhe abuzim të detyrës zyrtare.

Bo Xilai i ka hedhur poshtë akuzat.

Më parë ai e ka udhëhequr qytetin jug-perëndimor të Chongqing dhe është parë si kandidat i mundshëm që të bëhet anëtar i Komitetit të përhershëm të Partisë Komuniste, trupi më i lartë udhëheqës i Kinës.
XS
SM
MD
LG