Ndërlidhjet

Ban Ki-Moon: Konsekuenca serioze për sulm kimik të dyshuar


Ban Ki-moon

Ban Ki-moon

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i ka bërë thirrje Qeverisë së Sirisë për bashkëpunim me hetuesit e Kombeve të Bashkuara, lidhur me dyshimet për sulm me armatim kimik, afër kryeqytetit Damask, këtë javë.

Gjatë vizitës së sotme në Seul të Koresë Jugore, Ban Ki-moon, mëtutje ka theksuar se çfarëdo përdorimi i armatimit kimik paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Sipas zotit Ban “krimi i tillë kundër njerëzimit duhet të ketë konsekuenca serioze për kryerësin”.

Njëherësh, Kombet e Bashkuara thonë se ka arrtitur në një milion numri i fëmijëve, që janë detyruar të largohen nga Siria, për shkak të Luftës Civile në këtë vend, që ka filluar para afro 30 muajsh.

Organizatat UNICEF dhe UNHCR thanë sot se dy milionë të rinjë të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre brenda Sirisë.
XS
SM
MD
LG