Ndërlidhjet

Obama: Sulmi i dyshuar kimik – shqetësim madhor


Barack Obama
Barack Obama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, thotë se sulmi i dyshuar kimik në Siri ishte “ngjarje e madhe për shqetësim madhor”.

Duke folur sot për rrjetin televiziv CNN, zoti Obama theksoi se “vështirësia e problemit, është diçka që do të kërkoj kujdesin e Amerikës” dhe “shpresojmë edhe kujdesin e gjthë komunitetit ndërkombëtar”.

“Ajo që kemi parë indikon se kjo është qartas ngjarje e madhe për shqetësim madhor. Ne tashmë jemi në komunikime me gjithë komunitetin ndërkombëtar. Ne po lëvizim nëpërmjet Kombeve të Bashkuara, në përpjekje për nxitje të aksionit më të mirë nga ata, dhe ne i kemi bërë thirrje Qeverisë së Sirisë të lejoj hetimin e vendit, pasi inspektorët e Kombeve të Bashkuara tashmë janë në terren”, tha Barack Obama.
XS
SM
MD
LG