Ndërlidhjet

Liban: Raportime për dy eksplodime vdekjeprurëse në Tripoli


Ekipet e shpëtimit dhe njerëzit e tjerë në vendin e shpërthimit afër një xhamie në Tripolit të Libanit

Ekipet e shpëtimit dhe njerëzit e tjerë në vendin e shpërthimit afër një xhamie në Tripolit të Libanit

Dy eksplodime kanë ndodhur brenda disa minutash në qytetin Tripolit të Libanit.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi se së paku 12 vetë janë vrarë, ndërsa 25 të tjerë janë plagosur nga shpërthimet e sotme.

Njëri shpërthim ka ndodhur afër një xhamie sunite.

Këto shpërthime ndodhën në periudhën e rritjes së tensioneve sektare në Liban, të përkeqësuara nga Lufta Civile në Sirinë fqinje.

Aktualisht, kanë ndodhur disa sulme kundër caqeve shiite në Liban.

Këto sulme ndodhën pasi grupi militant shiit Hezbollah ka filluar të dërgoj mbështetës në Siri, për të luftuar së bashku me forcat qeveritare kundër kryengritësve.

Më parë këtë vit, në Tripoli ka pasur përleshje ndërmjet sunitëve dhe pjesëtarëve të sektit alavit shiit.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, është pjesëtar i sektit alavit.
XS
SM
MD
LG