Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: Gjykata thotë se Bo Xilai dinte për ryshfet


Bo Xilai në gjykatë

Bo Xilai në gjykatë

Një gjykatë në Jinan të Kinës thotë se prokurorët kanë treguar dëshmi nga bashkëshortja e të akuzuarit Bo Xilai, se ai ka ditur për ryshfet.

“Dëgjimi ka zgjatur për më tepër se tri orë këtë mëngjes. Gjykata i ka vazhduar hetimet lidhur me akuzat për pranim të ryshfetit nga ana e Bo Xilait”, tha zëdhënësi i gjykatës, Liu Yanije.

Nga ana tjetër ish-zyrtari kinez, Bo Xilai, ka vlerësuar se bashkëshortja e tij është e “çmendur”, pasi ajo dëshmoi kundër tij në gjykatë. Aktualisht bashkëshortja e tij, Gu Kailai, është e dënuar për vrasjen e biznesmenit britanik, Neil Heywood.

Bo Xilai akuzohet për marrje të ryshfetit, përvetësim dhe keqpërdorim të pozitës.

Bo Xilai i ka hedhur poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG