Ndërlidhjet

logo-print

Koretë pajtohen për bashkimin familjar


Pamje e një pjese të kryeqytetit Seul të Koresë Jugore

Pamje e një pjese të kryeqytetit Seul të Koresë Jugore

Koreja Jugore dhe Koreja Veriore janë pajtuar ta vazhdojnë bashkimin familjar gjatë muajit të ardhshëm, për familjet që ishin ndarë nga Lufta e Koresë në periudhën 1950-53.

Ministria e Unifikimit e Koresë Jugore tha sot, gjatë një konference për shtyp, se ribashkimi do të mbahet prej 25 e deri më 30 shtator në pushimoren malore Kumgang në Korenë Veriore.

Ministria tha se 100 familje nga secili vend do të zgjedhen të marrin pjesë në programin e përkohshëm të ribashkimit, që është i pari në tri vitet e fundit.

Të dy palët e patën pezulluar këtë program, në vitin 2010, për shkak të ngritjes së tensioneve ushtarake ndërmjet dy shteteve.

Zëdhënësi i ministrisë së unifikimit të Koresë Jugore, Kim Hyung-Suk, tha se të dy palët do të vazhdojnë bisedimet për një rund të ardhshëm eventual në muajin nëntor.

Miliona koreanë kanë mbetur të ndarë nga Lufta e Koresë, pas së cilës ky gadishull u nda në dy pjesë.
XS
SM
MD
LG