Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Diskutohet për ndaljen e ndihmës për Egjiptin


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, thotë se ndalja e ndihmës për Egjiptin “ndoshta nuk do ta kthej atë që bënë qeveria e përkohshme”.

Në intervistën e transmetuar sot në rrjetin televiziv CNN, zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të kujdesshme kur ta shqyrtojnë shkurtimin e shumës prej 1.5 miliardë dollarësh, pjesa më e madhe e së cilës është ndihmë për ushtrinë e Egjiptit.

Sipas presidentit Obama, Uashingtoni nuk dëshiron të shihet se i ndihmon dhe i mbështetë aksionet, që udhëhiqen në kundërshtim me vlerat e Shteteve të Bashkuara.

Mëtutje ai ka theksuar se ndihma nuk ishte ndalur menjëherë, pasi ushtria e Egjiptit e përmbysi dhe e arrestoi presidentin Mohammad Morsi, më 3 korrik, pasi Uashingtoni shpresonte në përdorim të diplomacisë për ta inkurajuar ushtrinë të synoj pajtim me grupet që e mbështesin Morsin.

Obama ka pranuar se ushtria e Egjiptit “nuk e ka shfrytëzuar rastin”.

Qindra njerëz, shumica prej tyre mbështetës të Morsit, janë vrarë nga dhuna në Egjipt, prej 3 korrikut.
XS
SM
MD
LG