Ndërlidhjet

Beograd: Jovanka Broz në spital


Jovanka Broz

Jovanka Broz

Mjekët thonë se e veja e ish-liderit komunist jugosllav, Josip Broz Tito, sot është pranuar në spital.

Ata thonë se Jovanka Broz, 88 vjeçare, me shpejtësi është dërguar në një spital për emergjenca në Beograd.

Nuk janë dhënë detaje të tjera të menjëhershme për gjendjen e saj shëndetësore.

Ajo ishte martuar me Josip Broz Titon, në vitin 1952, dhe martesa zgjati deri në vitin 1980, kur Tito vdiq.

Pak kohë pas vdekjes së tij, e gjithë pasuria e Jovanka Brozit ishte konfiskuar dhe ajo ishte vënë praktikisht në gjendje të arrestit shtëpiak.

Prej atëherë, ajo kryesisht ka jetuar në izolim, dhe bile nuk ka pasur as dokumente të vlefshme të Serbsië deri në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG