Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet në gjithë vendin – së paku 6 të vrarë


Pamje nga qendra e Bagdadit
Pamje nga qendra e Bagdadit
Zyrtarët e Irakut thonë se gjashtë vetë janë vrarë nga sulmet që kanë ndodhur sot në gjithë vendin.

Në incidentin më vdekjeprurës, personat e armatosur i kanë vrarë tre njerëz në shtëpinë e tyre në qytetin shiit Dujail, afro 80 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad.

Në Bagdad, nga eksplodimet në dy xhami myslimane sunite janë vrarë tre njerëz dhe plagosur dhjetëra të tjera, derisa po largoheshin pas faljes së Xhumasë.

Raportohet se dhuna në Irak ka shënuar rritje për shkak të tensioneve politike dhe sektare.

Afro 1 mijë vetë janë vrarë gjatë muajit korrik, që ishte muaji me numrin më të madh të të vrarëve.

Sipas AFP-së, gjatë këtij viti në Irak janë vrarë më tepër se 3580 njerëz.
XS
SM
MD
LG