Ndërlidhjet

SHBA: Juria diskuton për dënim për masakrën në Afganistan


Robert Bales (në plan të parë) në skicat gjyqësore
Robert Bales (në plan të parë) në skicat gjyqësore
Gjashtë anëtarët e jurisë, në një bazë ushtarake të Shteteve të Bashkuara, po diskutojnë nëse ushtaraku Robert Bales, të dënohet me burgim të përjetshëm me gjasë për falje, ose pa të, për masakrën e kryer në Afganistan, me ç’rast i kishte vrarë 16 civilë.

Në argumentet e sotme finale, në bazën e përbashkët ushtarake, Lewis-McChord, në shtetin Uashington, prokurorët ushtarakë kanë kërkuar dënim të përjetshëm pa të drejtë për falje.

Ata thanë se Bales e ka ditur se çka po bënte kur ai kishte vendosur t’i sulmonte dy fshatra në provincën Kandahar, në mars të vitit të kaluar.

Në muajin qershor Bales e ka pranuar fajësinë, për vrasjen e fshatarëve, në kuadër të marrëveshjes, e cila do ta shpëtoj atë nga dënimi me vdekje.

Ai mbrëmë vonë në gjykatën ushtarake kërkoi ndjesë për masakër, duke e cilësuar atë si “një akt qyqar”.

Avokatët e tij kanë sugjeruar se çregullimi i stresit post-traumatik mund të ketë luajtur rol në vrasje.
XS
SM
MD
LG