Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Putini i ndalon demonstratat gjatë Olimpiadës


Pamje e një objekti olimpik në Soçi të Rusisë

Pamje e një objekti olimpik në Soçi të Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, i ka ndaluar demonstratat dhe tubimet gjatë dy muajve e gjysmë në Soçi, në periudhën para dhe pas Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi, në vitin 2014.

Gazeta zyrtare e qeverisë, Rossiyskaja Gazeta, sot e ka publikuar dekretin presidencial, në të cilin janë shënuar një grup i masave për ashpërsimin e sigurisë gjatë lojërave.

Në këtë dekret thuhet se “tubimet, grumbullimet, demonstratat, marshet dhe pengesat” janë të ndaluara nga 7 janari e deri më 21 mars të vitit 2014.

Lojërat Olimpike në Soçi mbahen prej 7 e deri më 24 shkurt, ndërsa paralimpikët garojnë prej 7 e deri më 16 shkurt.

Ky dekret presidencial menjëherë është dënuar nga aktivistët, që e kanë vlerësuar si jokushtetues, dhe diçka që mund të shfrytëzohet për shpërndarje nga policia të çfarëdo proteste.

Aktivistët homseksualë thanë se kanë planifikuar ndërmjarrjen e protestave në Soçi, kundër ligjit kundërthënës rus me të cilin ndalohet “propaganda” homoseksuale.
XS
SM
MD
LG