Ndërlidhjet

SHBA: Hasan u shpall fajtor për vrasjen e 13 ushtarëve


Majori Nidal Hasan në një burg në Teksas
Majori Nidal Hasan në një burg në Teksas
Psikiatri ushtarak amerikan, Nidal Hasan, që i ka vrarë 13 kolegë ushtarë në një bazë amerikane, është shpallur fajtor sipas të gjitha pikave të aktakuzës.

Juria ushtarake e dënoi sot majorin Hasan për 13 akuza për vrasje të paramenduar dhe 32 akuza për përpjekje për vrasje të paramenduar, për të shtënat në Fort Hood në vitin 2009.

Shpallja fajtor nënkupton se Hasan mund të ballafaqohet me dënim me vdekje.

Diskutimin për dënim, juria në gjykatën ushtarake do ta filloj ditën e hënë.

Nidal Hasan ka vepruar si avokat i vetvetes.

Ai nuk e ka ftuar asnjë dëshmitar dhe mbrëmë vonë ka refuzuar t’i paraqes argumentet finale.

Nidal Hasan, mysliman i lindur në Shtetet e Bashkuara, e ka pranuar kryerjen e vrasjeve në nëntor të vitit 2009, duke thënë se përpiqej t’i parandalonte ushtarët amerikanë, që të shkonin në Afganistan, ku sipas tij, ata zhvillonin luftë ilegale.
XS
SM
MD
LG