Ndërlidhjet

logo-print

KS dënon sulmet në Liban


Tripoli, 23 gusht 2013.

Tripoli, 23 gusht 2013.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar shpërthimet me bomba në Liban, në të cilat kanë humbur jetën së paku 42 persona dhe janë plagosur qindra të tjerë.

Në një deklaratë të miratuar unanimisht, Këshilli i Sigurimit ka thënë se dënon fuqishëm sulmet terroriste që kanë ndodhur të premten pranë dy xhamive në Tripoli.

Deklarata i bën thirrje popullit libanez që të ruajë unitetin kombëtar dhe të shmangë çdo përfshirje në krizën e Sirisë fqinje.

Dhuna në Liban është intensifikuar ndjeshëm kohët e fundit dhe ka rritur shqetësimet se fraksionet e këtij vendi janë duke u përfshirë gjithnjë e më shumë në konfliktin sirian.
XS
SM
MD
LG